A e dini kur ishte hera e fundit që Tottenham kishte fituar në ‘Stamford Bridge’?

Tottenham ka bërë një hap para për të siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për edicionin tjetër, duke i mundur në ‘Stamford Bridge’ kampionët e Premierligës, Chelsea.

Sport

01/04/2018 23:09

Skuadra e Pochettinos mposhti 1:3 Chelsean, me golat e shënuara nga Eriksen dhe Alli.

Kjo fitore kishte rëndësi të madhe për Tottenhamin, që arrin të fitojë në ‘Stamford Bridge’ pas 28 viteve.

Hera e fundit që Tottenham kishte fituar në Tottenham, ishte viti 1990./Lajmi.net/