A e dini kujt i dedikohet festimi i çuditshëm i Leo Messit?

Lionel Messi pati një tjetër shfaqje për t’u mbajtur mend në Ligën e Kampionëve.

Sport

04/10/2018 09:23

Kapiteni dhe lideri i Barcelonës shënoi dy gola në fitoren 2:4 të skuadrës së tij në ‘Wembley’ ndaj Tottenhamit në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Messi shënoi në minutat 56’ dhe 90’ të ndeshjes.

Te goli i parë  Messi festoi në një mënyrë të çuditshme, që ishte diçka e paparë te ai.

‘Sport.es’ pretendon se e di se kujt i dedikohet ai festim, përcjell ‘lajmi.net’.

Sipas medies spanjolle, Messi atë festim ua ka dedikuar fëmijëve të tij./Lajmi.net/