A e dini ku do të jetë sonte Fadil Vokrri?

Presidenti i FFK-së z. Fadil Vokrri ka udhëtuar për në Londër ku sonte do të marrë pjesë në ceremoninë “The Best FIFA Football Awards 2017”.

Sport

23/10/2017 14:27

Lajmi konfirmohet nga FFK, përcjellë “Lajmi.net”.

“Presidenti i FFK-së z. Fadil Vokrri ka udhëtuar për në Londër ku sonte do të marrë pjesë në ceremoninë “The Best FIFA Football Awards 2017”, ku do të jenë të pranishëm presidentet e Federatave botërore të futbollit, yje të futbollit botëror dhe shumë personalitete nga jeta sportive, politike dhe shou bizit e muzikës.

Manifestimet për këtë event të madh të FIFA-s nisin në 15.30 dhe vazhdojnë me programe në 19.00 dhe ceremonia kryesore fillon në 20.30, ku të gjithë presin me padurim për të mësuar më të mirët që do të shpallën nga FIFA”, njofton FFK. /Lajmi.net/