A e dini çka ndjen beba në barkun e nënës?

A e keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë ndien bebushi juaj në barkun tuaj? Patjetër që po!

Lifestyle

17/09/2017 18:59

Shpesh pyetja e parë që bëjnë nënat e reja kur shkojnë te gjinekologu është: “Çfarë ndodh ekzaktësisht brenda në barkun tim?”.

Në fakt ndodhin një sërë gjërash.

Duhet të dëgjojë akoma atë tingull familjar për të kuptuar që edhe jashtë gjithçka është e qetë. Në javën e 12, apo në muajin e tretë, fetusi është në gjendje të dëgjojë zhurmat dhe tingujt e jashtëm, edhe pse i percepton në mënyrë të mbytur, sepse është i zhytur në placentë, por gjithsesi është gjithmonë mirë ta “ruani” barkun tuaj nga ndonjë zhurmë e madhe.

Për shembull nga ndonjë koncert i drejtpërdrejtë apo nga ndonjë film aksion me kolonë zanore shumë të lartë. Sigurisht fetusi i percepton gjërat me qartësi dhe gëzon shumë praninë e nënës. Kështu, një përkëdhelje e zgjatur në bark, një masazh me vajra të posaçëm për shtatzëninë, si ai me bajame, gjenerojnë një mirëqenie të madhe për fëmijën, që percepton qetësinë e nënës së tij në sajë të ledhatimeve që ajo i bën barkut të saj.

Më pas është drita: studime të veçanta janë ende në zhvillim e sipër, por duket se po vërtetohet se fetusi mund të perceptojë burimet e dritës, edhe pse në një masë të vogël, sepse muret e mitrës e mbrojnë dhe e filtrojnë shumë dritën e jashtme.

Po dhimbja? Edhe kjo është një temë tërheqëse! Duket se fetusi nuk e ndien vërtet dhimbjen. Gjatë ekove apo kontrolleve të ndryshme që kryen nëna gjatë shtatzënisë, ai ndien vetëm bezdisje, apo shqetësime tepër të vogla. Por, gjithsesi duhet të tregohet mjaft kujdes ndaj goditjeve mbi bark.

Abdominalet (muskujt e barkut) e nënave janë transformuar për të shërbyer si një barrierë mbrojtëse efektive, por gjithsesi nuk u rezistojnë goditjeve të forta. Prandaj, ndonjëherë reagojmë në mënyrë instiktive kur nuk ndihemi të sigurta për atë se çfarë po ndodh përreth barkut të nënës.