A e dini cila skuadër ka shënuar gola të fitores më së shumti në minutën e fundit?

“Je e bukur si goli i minutës së fundit”, është një nga komentet që djemtë jo rralla ua bëjnë vajzave.

Sport

17/07/2017 21:28

Golat e minutës së fundit, sidomos ata që sjellin fitore, janë të papërshkrueshëm.

Kujtojmë se jo pak skuadra kanë fituar tituj kampion me gola në minutën e fundit.

Manchester United e kishte fituar Ligën e Kampionëve në vitin 1999 me një gol të minutës së fundit ndaj Bayern Munich.

Por a e dini cila është skuadra e Premierligës që ka shënuar më së shumti gola të fitores në minutën e fundit?

Sipas OPTA, Liverpooli është skuadra me 29 gola të fitores të shënuara në minutën e fundit, më shumë se çdo skuadër tjetër në Premierligë.

‘The Reds’ lënë pas Arsenalin me 24 gola, Tottenhamin dhe Chelsean me nga 20 gola, Evertonin me 19 gola dhe Manchester Unitedin me 18./Lajmi.net/