A e dini çfarë po bënte ky njeri kur droni i’a prishi rehatinë…!? |VIDEO|

Një djalosh i cili po gjironte me një dron në hapësirën ku janë të vendosura disa turbina me erë për prodhim të enegjisë elektrike, në Rhode Island - u befasua kur pa diçka të çuditshme mbi njërën prej tyre. /lajmi.net

Fun

28/08/2015 16:46

Videot nga droni janë shëndrruar në një çmenduri të vërtetë gjithandej botës, por me siguri se ju ende nuk e keni parë diçka kaq të çuditshme si kjo; ku përderisa dikush ishte duke gjiruar hapësirën përreth këtyre turbinave, në njërën nga to kishte hasur një person i cili po rrezitej atje.

Kur ky burrë e kishte vërejtur dronin kishte filluar t’a përshëndeste duke bërë me dorë. Nuk është e qartë se si ky burrë kishte hipur mbi turbinë, por prapa tij shihet një kapak i hapur – dhe ndoshta ai është ngjitur atje sipër përmes shkallëve që gjenden në brendësi të strukturës, por se kjo është shumë qesharake dhe e çuditshme nuk ka asnjë hamendje.

YouTube player