A e dini çfarë ndodh nëse kërkoni për këtë numër në Google?

Ajo çfarë po i habit kohët e fundit njerëzit e internetit, është misteri prapa një numri – saktësisht 241543903.

Fun

05/02/2018 10:00

Google është motori i kërkimit më i shpejtë dhe më i përdorur në botë.

Teknologjia prapa këtij motori mundëson që brenda pak sekondave të shfaqen miliona të dhëna me një kërkim të thjeshtë.

241543903 (ose kokat në frigorifer) është një fjalë kyçe me numra, e lidhur me fotografi qesharake që shfaq njerëzit me kokat e tyre në frigorifer.

Nëse e shkruani 241543903 në Google Images, do të shihni përplot fotografi të tilla, të njerëzve me kokën e tyre në frigorifer.