A e dini çfarë kishte ndodhur në dy përballjet e fundit mes Real Madridit dhe Liverpoolit?

Real Madrid dhe Liverpool në Kiev të Ukrainës do të vihen përballë njëri-tjetrit për të kërkuar trofeun më të rëndësishëm në Evropë.

Sport

26/05/2018 18:41

Stadiumin Olimpik në Kiev do të jetë nikoqir i kësaj finale të madhe.

Real Madrid në Kiev kërkon titullin e 13-të të Evropës, përballë Liverpooli që ka vetëm pesë tituj të fituar.

Sa herë që këto dy skuadra takohen mese vete, edhe pse viteve të fundit ka ndodhur shumë rrallë, ndeshjet interesante nuk mungojnë.

Hera e fundit kur Real Madrid dhe Liverpool janë takuar në Ligën e Kampionëve, është në sezonin 2014/2015 në fazën e grupeve, ku ‘Los Blancos’ fituan të dy përballjet.

Në ‘Anfield Road’ Real Madrid fitonte 0-3, me një gol të Ronaldos dhe dy të Benzemas.

YouTube player

Real Madrid fitonte edhe në ‘Santiago Bernabeu’, por tani me rezultat 1-0, me golin e vetëm të shënuar nga Benzema./Lajmi.net/

YouTube player