A e dini çfarë ka ndodhur herën e fundit kur janë takuar Arsenali dhe Milani?

Arsenali të premten ka mësuar fatin në Ligën e Evropës, ku shorti e vuri përballë Milanit në fazën e 1/16-tës.

Sport

23/02/2018 23:44

Shorti për tifozët ka sjellë një përplasje shumë interesante, ku pritet të jenë 180 minuta të paharruara. Por e njëjta nuk mund të thuhet për skuadrat, që do të donin të kishin short më të lehtë për të arritur në çerekfinale.

Interesante është se kjo nuk është hera e parë që shorti i vë përballë këto dy skuadra në këtë fazë në garat evropiane. Mjafton të kthehemi në vitin 2012 për të kujtuar përballjet mes Arsenalit dhe Milanit në Ligën e Kampionëve.

Çfarë kishte ndodhur në ato dy ndeshje të vitit 2012?

AC Milan 4-0 Arsenal, 15 shkurt 2012

Ndeshja e parë e vitit 2012 kishte shkuar në mënyrën më të keqe për skuadrën e Arsenalit.

‘Gunners’ ishin mposhtur me rezultat të thellë prej 4:0 në ndeshjen e parë në ‘San Siro’ nga Milani, me golat e shënuara nga Kevin-Prince Boateng, Robinho (2) dhe Zlatan Ibrahimovic.

Ish anëtari i Tottenhamit, Boateng kishte shënuar një gol të bukur për të hapur sfidën, para se Robinho të përfundonte ndeshjen para pjesës së parë.

Robinho kishte shënuar edhe golin e dytë me të filluar pjesa e dytë, ndërsa Ibrahimovic u përkujdes për fitoren e thellë të Milanit duke shënuar nga penalltia.

Kjo humbje ishte e rëndë për Arsenalin, pasi ishte humbja më e thellë në histori të tyre në garat evropiane.

Formacioni i Arsenalit:: Wojciech Szczesny, Bacary Sagna, Laurent Koscielny, Thomas Vermaelen, Kieran Gibbs, Alex Song, Tomas Rosicky, Theo Walcott, Aaron Ramsey, Mikel Arteta, Robin van Persie

Formacioni i Milanit: Christian Abbiati, Ignazio Abate, Philippe Mexes , Thiago Silva, Luca Antonini, Clarence Seedorf, Mark van Bommel, Antonio Nocerino, Kevin-Prince Boateng, Zlatan Ibrahimovic, Robinho.

Arsenal 3-0 AC Milan, 16 mars 2012

Në muajin pasues Arsenali priti në Londër Milanin, për një ndeshje që veç cilësohej e mbyllur.

Laurent Koscielny i siguroi fillim të mbarë Arsenalit kur shënoi për epërsinë e parë në minutën e shtatë, për të nisur misionin e pamundur, përmbysjen më të madhe që do të njihte futbolli.

Tomas Rosicky dyfishoi epërsinë, ndërsa Robin Van Persie shënoi nga penalltia për 3:0, për t’i dhënë shpresën Arsenalit, se përmbysja mund të ndodhë.

Pjesa e dytë e kësaj përballje, kishte një fytyrë krejt tjetër nga ajo e para, duke mos sjellë asnjë gol, dhe Arsenali u pajtua me humbjen, pavarësisht përpjekjeve të jashtëzakonshme.

Formacionet e ndeshjes së kthimit:

Arsenali: Wojciech Szczesny, Bacary Sagna, Laurent Koscielny, Thomas Vermaelen, Kieran Gibbs, Alex Song, Tomas Rosicky, Theo Walcott, Alex Oxlade-Chamberlain, Gervinho, Robin van Persie

AC Milan: Christian Abbiati, Ignazio Abate, Philippe Mexes, Thiago Silva, Djamel Mesbah, Mark van Bommel, Antonio Nocerino, Urby Emanuelson, Stephan El Shaarawy, Zlatan Ibrahimovic, Robinho./Lajmi.net/