A e dini çfarë është sëmundja kardiovaskulare?

Sëmundjet e zemrës dhe qarkullimi i gjakut shkakton më shumë se një të katërtën e të gjitha vdekjeve në botë.

Fun

24/02/2016 14:06

Është e njohur se problemet me zemër mund të kenë pasoja të rënda për shëndetin e përgjithshëm të njeriut, transmeton lajmi.net

Sëmundja kardiovaskulare, është një term që përdoret për të përshkruar sëmundjet e zemrës, duke përfshirë sëmundje koronare të zemrës, goditjet në zemër, sulmet e shpeshta,  sëmundjet periferike arteriale dhe sëmundjet e aortës.

Sipas një studimi nga spitali i zemrës në Britaninë e Madhe, thuhet se çdo ditë vdesin më shumë se 400 britanik nga një prej këtyre sëmundjeve.

Ne e dimë se të ushqyerit e mirë mund të luajë një rol të madh në reduktimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës, por ende nuk i dimë shkaqet e këtyre sëmundjeve dhe a ka shenja paralajmëruese për t’i parandaluar.

Një eksperte e farmacisë, Alison Fremantle thotë se shumica e sëmundjeve kardiovaskulare nuk kanë simptoma deri në fazën e mëvonshme

“Nuk mund të dallojmë nëse enët e gjakut janë ngushtuar deri sa të ndodhë diça serioze. Simptomat mund të përfshijnë dhimbje gjoksi me shtrëngime”, deklaron Fremantle. /lajmi.net