A e dini çfarë derbi na presin këtë fundjavë?

Një tjetër fundjavë e “nxehtë” na pret në ligat e evropiane të futbollit.

Sport

07/04/2017 23:08

Sigurisht që kryndeshja e kësaj jave luhet nesër (e shtunë) në ‘Santiago Bernabeu’, ku Real Madridi takohet me Atletico Madridin.

Ndeshja shumë interesante do të jetë edhe ajo mes Bayern Munich dhe Borussia Dortmund, që po ashtu luhet nesër nga ora 18:30.

Në Angli vëmendjen tërheq përballja mes Stoke Cityt dhe Liverpooli.

Përballja interesante do të jetë edhe ajo e Serie A, ku Lazio në ‘Olimpico’ takohet me Napolin, në ndeshjen që mund të vendoset shumëçka për luftën për Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy