A duhet vrapuar në mëngjes me barkun bosh?

A duhet vrapuar në mëngjes me barkun bosh? Eksperti i fitnesit, Brad Schoenfeld, autori i librit “Women’s Home Workout Bible” ka konstatuar se kjo dilemë rreth të cilës ka shumë debat nuk ka rëndësi.

Lifestyle

20/07/2017 10:18

“Në qoftë se djegim më shumë ind dhjamor gjatë stërvitjes, organet tona përshtaten që të djegin më pak ind dhjamor pas saj – dhe anasjelltas. Kështu që i bie e njëjta gjë”, thotë Schoenfeld për “Strength and Conditioning”.

Nutrologia sportive Cassie Dimmick, beson se vendimi për konsumimin apo moskonsumimin e ushqimit para ushtrimit është një vendim të cilin të gjithë duhet ta marrin duke e marrë parasysh trupin e tyre.

Megjithatë, shton që: “Shumica e ekspertëve rekomandojnë që para ushtrimit të hani diçka, sepse do të keni mjaft karburant për të ushtruar më gjatë dhe më shumë, për të djegur kalori”.

Ajo këshillon që të hani diçka të shëndetshme si ndonjë frutë apo një fetë buke të zezë me vaj ulliri ose mjaltë. /Lajmi.net/