A duhet t’i heqë Behrami tatuazhet për ndeshjen me Serbinë?

“Telenovela” rreth ndeshjes së nesërme ndërmjet Zvicrës dhe Serbisë vazhdon të stërzgjatet.

Sport

21/06/2018 21:06

Mediet serbe sërish janë marrë me futbollistët shqiptarë, kësaj radhe me Xherdan Shaqirin e Valon Behramin.

Për Shaqirin ankohen që do t’i ketë këpucët me flamuj të Zvicrës në njërën këmbë dhe me atë të Kosovës në këmbën tjetër.

Pyetja është nëse FIFA do ta lejojë një gjë të tillë si dhe tifozë me flamurin e të ashtuquajturës Shqipëri e Madhe, shkruan Kurir.rs, përcjell Insporti.com.

Edhe Valon Behrami është i përgatitur për provokim.

Në dorën e majtë e ka tatuazhin me Flamur të Kosovës, në të djathtën Flamurin e Shqipërisë, ndërsa në gjoks e ka stemën e Zvicrës, shkruan Kurir.

Nëse Shaqiri mund t’i ndërrojë këpucët, atëherë çfarë do të bëjë Behrami?