A duhet të rrëzohet Qeveria Haradinaj në rast se hiqet taksa ndaj Serbisë, sipas VV-së

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glak Konjufca, ka thënë se partia e tij nuk dëshiron ta rrëzojë Haradinajn nga pushteti për shkak të vendimit të tij për taksë ndaj Serbisë, por për shkak të punës së keqe që qeveria ka bërë në shumë sektorë.

Lajme

22/01/2019 17:20

“Ne nuk duam që qeveria e drejtuar nga Haradinaj të rrëzohet për shkak të taksës 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë. Ne kërkojmë ta rrëzojmë këtë qeveri për shkak të keqqeverisjes në shumicën e sektorëve”, ka thënë Konjuca.

Ai ka thënë se edhe me gjithë faktin që taksa ka qenë një vendim i pa planifikuar, duhet të mbetet në fuqi ndërkohë që vendi shkon në zgjedhje të reja të parakohshme.

“Taksa u vendos pa planifikim, por ajo është mirë të mbetet, ndërkohë që vendi shkon në zgjedhje”, ka përfunduar deputeti Konjfuca.

Ndërkohë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar vazhdimisht mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme, pasi sipas tyre qeveria aktuale nuk ka legjitimitet.

Për çështjen e taksës ndërkohë sot janë takuar kryeministri Haradinaj, kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, dhe ambasadori amerikan, Philip Kosnett. Pas takimit asnjëri nuk ka folur për media.