A duhet të rikthehet Neymar në ‘Camp Nou’? Vendosin tifozët e Barcelonës

Tifozët e Barcelonës do të mirëprisnin rikthimin e Neymarit në ‘Camp Nou’.

Sport

17/10/2018 18:12

Sulmuesi brazilian Neymar, mund të rikthehet në Barcelonë.

Gjatë ditës së sotme mediet e huaja kanë raportuar se 26 vjeçari dëshiron të rikthehet te Barcelona.

Neymar në vitin 2017 pikërisht nga Barcelona për 222 milionë euro iu bashkua Paris Saint Germain.

Rikthimin e tij në ‘Camp Nou’ do ta mirëprisnin edhe tifozët e Barcelonës, të cilët janë deklaruar ‘PRO’ në një sondazh të hapur në MundoDeportivo, përcjell ‘lajmi.net’.

Nga 10574 persona që kanë marrë pjesë në këtë sondazh, 6529, apo 61.75 për qind janë deklaruar ‘PRO’ rikthimit të Neymarit në Barcelonë, dhe 38.25, janë deklaruar kundër./Lajmi.net/