A duhet të mburremi për Prishtinën e pastër? Shihni këto foto

Prishtina e mbushur me bërllok gjithandej dhe me mungesë të ndriçimit. Komuna mburret me ofrimin e shërbimit për mbeturinat dhe ndriçimin publik.

Lajme

07/06/2018 12:14

Iniciativa për Progres –INPO, ka publikuar të mërkurën Indeksin e kënaqshmërisë së qytetarëve me shërbimet komunale në Prishtinë.

Indeksi është dizajnuar të bëjë vlerësimin e kënaqshmërisë me shërbimet komunale të cilat ofrohen  nga komuna. Indeksi ka bërë matjen e 15 lloje të ndryshme të shërbimeve komunale, si dhe matjen e kënaqshmërsië së qytetarëve me pushtetin lokal. Të dhënat e daluara nga anketa, përfaqësojnë mendimet e qytetarëve të moshës 18 vjeç e më shumë, gra dhe burra, të cilët janë intervistuar përgjatë muajit prill 2018, në zonat urbane dhe rurale të Prishtinës, shkruan lajmi.net.

Publikimin e anketës, komuna e ka marrë si pozitive për punët që po i bëjnë, ku ka dërguar komunikatë për media me titull “Qytetarët e Prishtinës të kënaqur me shërbimet komunale”.

“Që nga janari i këtij viti, ka përparim konkret edhe në grumbullimin e mbeturinave, me ç’rast vetëm 9% e qytetarëve janë të shprehur të pakënaqur me këtë shërbim. Jemi duke punuar në zbatimin e reformës për menaxhimin e mbeturinave, reformë kjo që do të përfshijë gradualisht të gjithë qytetin dhe të gjitha fshatrat e komunës sonë”, thuhet në Komunikatën e Komunës, duke ju referuar të dhënave të anketës për mbeturinat.

Ose, ndriçim publik, ku të pakënaqur nuk janë më shumë se 19,53% e qytetarëve, citon Komuna anketën e INPO-së.

Por, ndryshe mendojnë qytetarët. Ankesat më të mëdha drejtuar Komunës së Prishtinës janë për pa pastërtinë e madhe në kryeqytet dhe për mungesën e ndriçimit publik.

Lajmi.net ka nxjerr disa fotografi që qytetarët i kanë postuar në platformën digjitale ndreqe.com, ku kanë kërkuar heqjen e mbeturinave dhe rregullimin e ndriçimit publik. Më poshtë mund të shihni kërkesat e tyre drejtuar Komunës në 2-3 muajt e fundit veçmas për mbeturina dhe për ndriçim. /Lajmi.net/

“Ne ketë pjese te lagjes Velania nuk punojnë me shume se 3 drita dhe ka nevoje shume për to”.

Rruga “Johan V Hahn”, prapa tre sheshinave – nevojitet ndërrim i katër poqave elektrik.

Kodra e Trimave

Rruga ‘Haki Taha’

“Ne rrugën”Fatbardha Gega” ne Breg Diellit përball banesave te bardh është e prishur një llamp elektrike”.

“Nga fillimi i fshatit-magjistralja për Gjilan e deri ka mesi i fshatit nuk punojnë hiq më pak se 22 drita dhe disa të tjera janë tepër të dopta. Gjithashtu edhe shtyllat e ndriçimit janë shtrembuar pasi nuk janë vendos në pozita të mira”.

“Ju lutem nëse keni mundësi t’i hiqni këto mbeturina ne rrugën Ernest Koliqi në Lagjen e Spitalit”.

Diku në Prishtinë, mungon ndriçimi.

“Në Fshatin Mramor, vendi i quajtur Klysyr tek urat e prishura nga Kompania Standard ku e para ka hedhur mbetje inerte po vazhdojnë edhe persona tjerë të pa përgjegjshëm të hedhin mbeturina të ndryshme”.

“Ne rrugën Bashkim Fehmiu, pjesa dërmuese e ndriçimit publik nuk funksionon. Ka shume banore këndej pari”.

“Autostrada Ibrahim Rugova, Llazarevë –Prishtina”.

Raportuar diku në Prishtinë. Mungon ndriçimi.

Vranidoll.

ytjtyj

Mungon ndriçimi publik.

Mbeturina diku në Prishtinë -Maj 2018

“Përshëndetje na nevojitet ndriçim në ketë lagje rruga sylejman Vokshi nr:11 për arsye sepse ne mbrëmje po ka shumë hajdutë dhe konsumimi i narkotikeve është shumë i madh”.

“Ne lagjen Mati, rruga Inrahim Oruqi dhe rrugët tjera lidhëse Hasan Mekul, Mehmet Begraca nuk kanë ndriçim edhe pse janë përçuesit e drurit te vendosur rreth rrugës”.

Mbeturina në një fshat

Mungon ndriçimi publik. Prillë 2018

“Rruga Bashkim Fehmiu, pothuajse ne oborr te qeverise se Kosovës – deponia e mbeturinave për faqe te zeze”.

“Ju lutem nëse mundeni me e rregull ndriçimin ne një llamp e cila nuk punon me shume se 6 muaj, te Fontana ne Ulpiane afër parkingut te Soliterit nr 3. Llampa”.

“Ne Shkabaj, saktesisht tek qendra e panaireve, shihen mbeturina te shumta ne rruge”.

“Në rrugën Bedri Shala ka 6 muaj që nuk funksionon ndriçimi publik. Ju lutem te merrni masa që kjo të rregullohet”.

“Deponi ilegale ne bardhosh ju lutem te intervenohet sa ma shpejt po ashtu edhe për ndriçim ka nevojë ne ketë pjesë”.

“Rruga Vëllezërit Gërvalla të Parku mbrapa banesave, veç dy poqa punojnë”.

“Mbeturina inerte ne rrugën Shpetim Robaj, rrugës për Germi. Kërkoj te hiqen urgjentisht për mbrojtjen e natyrës”.

“Ndriçimi publik ne rr. Bajram Kelmendi, ne segmentin nga xhamia Pirinaz deri tek shkolla Gjergj Fishta është pothuajse inekzistent”.

“Këtu hedhen mbeturina për shkak qe nuk shporta përkatëse, dhe është pjese e lëne pas dore nga komuniteti. Po ashtu ka mungese dritash”.

“Ka nevojë urgjente për mirëmbajtje, mbeturinat dhe ndriçimi”.

iouluio

“Raportuar ne kategorinë Mbeturina nga Erèmirè Berisha”.

“Mbeturinat kite vazhdimisht hedhen tek shkallet e furrës Buka tek Bill Clinton, pra prapa banesave”.