A duhet ta provoni seksin që në takimin e parë?

Duhet apo jo të kryeni marrëdhënie seksuale në takimin e parë! Nëse keni këtë pyetje në mendje, përgjigjja nuk është e prerë, po ju mund të peshoni vetë të mirat dhe të këqijat e këtij veprimi.

Lifestyle

02/05/2017 21:40

Argëtimi: Një nga përfitimet e para të seksit në takimin e parë është, në mënyrë të pashmangshme, argëtimi. Në fakt, mund të gëzojmë pa menduar shumë.

Njiheni më tepër: Duke bërë seks që në takimin e parë është që ju merrni një shans për ta njohur njëri-tjetrin në thellësi. Në të vërtetë, intimiteti ju lejon për të shkatërruar çdo pengesë dhe çdo siklet.

Kupton menjëherë kiminë: Një tjetër avantazh i seksit në takimin e parë është mundësia e të kuptuarit të menjëhershëm nëse ke ose jo kimi me tjetrin.

“Kundër” seksit në takimin e parë

Arratisja: I pari rrezik është që të nesërmen tjetrin mund të mos e takosh më. Sepse më shumë gjasa, ai ishte i interesuar vetëm në marrëdhënie seksuale.

Incidentet e mundshme: Si për meshkujt ashtu edhe për femrat, situata të papritura dhe të turpshme mund të ndodhin gjithmonë.

Shëndeti: Për t’u llogaritur kur flasim për seksin në takimin e parë është shëndeti. Seksi i rastësishëm rrit rrezikun e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. Për të kapërcyer këtë mjafton të bëni vetëm seks të mbrojtur. Ndonjëherë, pa menduar, ju mund edhe të rrezikoni jetën tuaj.

Pendesa: Në fund, veçanërisht për njerëzit që sapo janë ndarë, kryerja e marrëdhënieve seksuale ne takimin e parë me njerëz të rinj mund të shkaktojë keqardhje apo pakënaqësi.