A duhet Reali ta transferojë Neymarin? Vjen përgjigja e tifozëve

Edhe pse ka luajtur te Barcelona, Neymar në një garë shumë të ngushtë ka fituar besimin për t’u bërë lojtar i Real Madridit.

Sport

10/11/2017 18:25

Ylli brazilian verën që shkoi për 222 milionë euro u transferua te PSG nga Barcelona.

Së fundi ka pasur spekulime për rikthimin e tij në Spanjë, tani te skuadra e Real Madrid.

‘Los Blancos’ e shohin 25 vjeçarin si pasues ideal të Cristiano Ronaldos, që tani ka mbushur 33 vite.

E media spanjolle ‘AS’, ka hapur një sondazh në versionin online me atë se nëse Real Madrid duhet të transferojë Neymarin.

15737 lexues janë përgjigjur me ‘PO’, dhe 14277 nuk janë pajtur me idenë që ish lojtari i Barcelonës të transferohet në ‘Santiago Bernabeu’./Lajmi.net/