A duhet ngrënë prodhimet e detit gjatë shtatzënisë

Prodhimet e detit shpesh janë një prej nepseve më të shpeshta të gruas gjatë shtatzënisë dhe duke qënë se kjo është një periudhë delikate, duhet të tregohet kujdesi i duhur kryesisht në ushqim.

Lifestyle

06/03/2018 11:14

Duke qënë se karkalecat janë një prej frutave të detit më të preferuara, lind vetvetiu pyetja: A mund t’i konsumoni nëse jeni shtatzënë?
Sigurisht që mund t’i konsumoni edhe pse bëjnë pjesë në kategorinë e prodhimeve të detit, ku shumë ushqime nuk rekomandohen të përdoren në shtatzëni.

Karkalecat mund të konsumohen, por duhet të jenë të pastruar mirë dhe të pjekur në mënyrën e duhur, pra nuk duhet të jenë krudo (të pagatuara). Një ushqim që duhet të eleminoni në shtatzani është peshku ton dhe peshku shpatë, pasi përmbajnë sasi të mëdha mërkuri dhe mund të dëmtojnë fëmijën.

Ashtu si karkalecat, në shtatzani mund të hani gjithashtu edhe kallamarë apo oktapod.

gamberi
Çfarë duhet të evitoni? Ashtu siç e thamë edhe më sipër, duhet të eleminoni peshkun krudo nga dieta juaj, molusqet (midhje, vongole, irriqat e detit), arragostën dhe karkalecat krudo, kjo pasi mund të transmetojnë viruse që shkaktojnë probleme intestinale, që mund të shoqërohet me të vjella, të përziera, diarre, temperaturë dhe dhimbje barku të forta.

Peshku i pjekur mirë është gjithashtu edhe një burim shumë i mirë hekuri dhe acidesh yndyrore, dhe studime të ndryshme kanë provuar se peshku në shtatzani është një burim shumë i çmuar elementësh të shëndetshëm./Burimi ”Për nënat”