A duhet lyer flokët gjatë gjidhënies?

Shtatzania dhe gjidhënia janë dy momente në të cilat gruaja duhet të tregojë shumë kujdes në lidhje me shëndetin e fëmijës dhe këtu bëjnë pjesë edhe trajtimet e bukurisë.

Lifestyle

19/12/2017 10:04

Nuk duhet të harrojmë se shumë produkte kozmetike përmbajnë substanca të dëmshme për fëmijën. A është e sigurt të lyejmë flokët gjatë gjidhënies?

Studime të ndryshme kanë shprehur gjëra të ndryshme në lidhje me këtë, dhe momentalisht ekspertët na tregojnë se trajtuesit e flokëve përmbajnë toksina në nivele jo të larta dhe për pasojë nëna mund të lyejë flokët gjatë shtatzanisë dhe gjidhënies por nuk duhet ta teprojë shkruan website pernenat.al.

Informacione të ndryshme na tregojnë se shumë pak kimikate do të kalojnë në qarkullimin e gjakut dhe për pasojë në qumësht do të kalojë një sasi gati e papërfillshme e këtyre substancave. Edhe në të kaluarën kemi raste kur gruaja ka lyer flokët gjatë gjidhënies duke mos pasur asnjë pasojë negative.

Madje sipas Heather Jacobson, ekspert në fushën e kozmetikës, kimikatet që gjenden tek boja e flokëve nuk janë të përthithshme nga skalpi i kokës. Ai thekson se problemi i vetëm në rastin kur nëna ushqen me gji do të ishte aroma e fortë të cilën bebi sigurisht që nuk e pëlqen.

Sipas pernenat.al nëse keni ende dyshime mund të aplikoni bojën vetëm tek flokët dhe jo tek rrënja.