A duhet larë zona intime tek femrat me sapun

Jini të kujdesshëm me sapunin apo xhelin për dush, sepse pH faktori i vaginës suaj është diku mes 3,8 dhe 4,5 që do të thotë se ambienti natyral i vaginës është i thartë.

Lifestyle

01/03/2016 22:09

Ky ambient natyral e mbron atë nga bakteret. Femrat shumë shpesh lahen me sapunë të thjeshtë dhe xhel dushi, edhe në pjesët intime. Ky është një gabim i madh! Sapunët dhe xhelet për dush kanë nivel më të lartë të pH se sa ajo e vaginës suaj, dhe për këtë nuk janë të rëkomandueshëm për pastrimin e vaginës. Mukozës së vaginës i duhet shumë pak që ajo të infektohet.

Nëse vaginën tuaj e pastroni shumë shpesh, ju gjithashtu mund të shkatërroni ambientin natyral si dhe bakteriet të cilat e mbrojnë nga infeksionet. Shumë mjekë rekomandojnë që vagina të pastrohet vetëm me ujë, mu për shkak të këtyre fakteve./femra.net/