A doni një Mercedes G cabrio?

Mercedes-Benz G-klasë ka qenë në prodhim që nga viti 1979, ku për 36 vite kemi parë një larmi të modeleve dhe motorëve.

Auto & Tek

23/06/2015 13:40

Ka pasur versione me dy dyer, versionet me gjashtë dyer, versione të blinduara e dhjetëra  lloje të ndryshme, deri në vitin 2013, ku është prodhuar modeli i parë i konvertueshëm.

Wolf-Dieter Kurz, nënkryetar i makinave sportive dhe SUVs (Xhip) në Mercedes-Benz, tregoi se ka një vullnet për të bërë një Cabrio përsëri në linjën e prodhimit.

Pyetja lind se në cilat vende duan atë më shumë, dhe në cilat vende është e mundshme për të bërë mirë?

Gjatë këtij viti pritet versioni final i një Mercedes G cabrio.