“A don Love?” vjen nga Dafina Zeqiri dhe Noizy, dyshja shumë të afërt në klip

Dafina Zeqiri dhe Noizy ka ditë që kanë paralajmëruar një projekt të ri muzikor.

ShowBiz

21/10/2018 13:36

Dafina dhe Noizy sapo kanë publikuar duetin “A don Love?”, të shoqëruar edhe me videoklip, shkruan lajmi.net.

Tekstin e këngës e kanë shkruar vetë Noizy dhe Dafina, kurse për muzikën dhe videon është përkujdesur Bled Beats.

Në videoklip, dyshja shfaqen shumë të afërt, duke lënë anash mosmarrëveshjet që kanë pasur në të kaluarën, kur Noizy e shau Dafinën në këngë.

Më poshtë mund ta dëgjoni “A don Love?” nga Dafina dhe Noizy. /Lajmi.net/

YouTube player