A do t’ia lëshojë lojën Malaga Realit? Enrique befason me përgjigjen e tij

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique , është paraqitur para gazetarëve për konferencën e fundit në La Liga.

Sport

20/05/2017 16:39

Barcelona nesër në ‘Camp Nou’ zhvillon ndeshjen e xhiros së 38-të ndaj Eibarit.

Me fitore në këtë ndeshje, dhe në një fitore të mundshme të Malagas ndaj Real Madridit në ndeshjen që nesër zhvillohet në të njëjtën kohë, Barcelona shpallet kampione e La Ligas.

Trajneri Enrique në konferencë për shtyp, pret që skuadra e Malagas të jap maksimumin ndaj Real Madridit, pasi beson në profesionalizimin e tyre dhe trajnerit që i drejton.

“Kam 100 për qind besim në profesionalizmin e gjithë trajnerëve dhe lojtarëve, derisa të mos provohet e kundërta, unë kam këtë mendim”,  është përgjigjur Enrique./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6