A do t’ia bëjë Reali ‘korridorin e nderit’ Barcelonës? Ky është vendimi përfundimtar i Zidanes

Real Madrid nuk do t’i bëjë 'korridorin e nderit' Barcelonës.

Sport

05/05/2018 20:22

Ky është vendimi përfundimtar i marrë nga trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane.

Trajneri francez në konferencën e fundit para përballjes me Barcelonën, ka uruar këtë të fundit për titullin e fituar në Spanjë, por ka potencuar se lojtarët e tij nuk do të bëjnë ‘korridorin e nderit’.

Sipas asaj që ka thënë Zidane, është Barcelona që e ka prishur këtë traditë, duke mos e pritur Realin me ‘korridorin e nderit’ pas triumfit në Kupën e Botës për Klube.

“Po më pyesni gjithnjë për këtë, po harroni se Madridi nuk e prishi traditën për korridorin e nderit, ishte Barcelona që e bëri këtë. E respektoj Barcelonën dhe e uroj për titullin, por nuk do ta bëjmë korridorin e nderit. Është vendimi im. Nuk do të bëj diçka që ata nuk e bënë”, ka deklaruar Zidane.

“Unë nuk jam ai që vendos për të mos e bërë korridorin e nderit, por vendimi është marrë dhe nuk do ta bëjmë, ata janë të parët që nuk e bënë këtë pas Kupës së Botës, kështu që s’kemi për ta bërë as ne”./Lajmi.net/