A do ti jap Besniku 1 milion euro kombëtares?

Biznesmeni nga Kosova, Besnik Benzi i ka premtuar Kombëtares Shqiptare plotë 1 milion euro, nëse fiton takimin kundër Serbisë. Pas asaj që ndodhi, pyetja është: A do ti jap tani ai këto paratë e fituara?

Sport

15/10/2014 17:46

Besnik Benz ka premtuar se do ti dhurojë plotë 1 milion euro Kombëtares së Shqipërisë, nëse fiton takimin ndaj Serbisë.

Sidoqoftë, ndeshja Serbi-Shqipëri u ndërpre në minutën e 42, pas incidentit të famshëm që tashmë të gjithë e kemi dëgjuar.

Besniku nuk ka dhënë ende ndonjë deklaratë pas takimit të djeshëm, teksa tifozët shqiptarë dëshirojnë të dijnë, nëse ai do ti dhurojë këto para kombëtares apo jo.