A do t’i bashkohet Bale Juventusit? Përgjigjet agjenti i lojtarit

Ylli i Kombëtares së Uellsit, Gareth Bale, në të ardhmen mund ta shohim në futbollin italian.

Sport

29/11/2018 13:16

Këtë e ka konfirmuar agjenti i lojtari, Jonathan Barnett.

Barnett për ‘Tutttusport’ ka thënë se nuk është asgjë e pamundur kur u pyet nëse Bale mund t’i bashkohet Juventusit në të ardhmen, përcjell ‘lajmi.net’.

“Gareth është i lumtur në Real Madrid”, ka thënë fillimisht agjenti i lojtarit.

“Por, nëse po flasim për të ardhmen, atëherë asgjë nuk është e pamundur në tregun e transferimeve”, ka shtuar ai.

Bale i është bashkuar Real Madridit në verën e vitit 2013 për 100 milionë euro.

Për shërbimet e tij ka interesim edhe nga Premierliga, konkretisht skuadra e Chelsea./Lajmi.net/