A do të shtyhet Kurban Bajrami?

Rreth dilemave se a do të shtyhet Festa e Kurban Bajramit për shkak se dita e parë e tij është të premten, imami Imri Llugaliu ka sqaruar se nuk paraqet problem që është atë ditë.

Lajme

24/08/2017 14:08

”Fetarisht bile edhe më mirë është me qëllu Kurban bajrami të premten”, tha Llugaliu. Se Kurban Bajrami do të shënohet ashtu siç është paraparë, është konfirmuar nga Bashkësia Islame e Kosovës.

Kryeimami Sabri Bajgora për rtv21.tv tha se Kurban Bajrami do të shënohet sipas kalendarit të Arabisë Saudite, pra të premten tjetër, më 1 shtator. Kurban Bajrami ka për qëllim sakrificen, prerjen e një kafshe për hir të Zotit, që është edhe obligim i besimtarëve.

Sipas fesë Islame, therja e Kurbanit është një tregues i madh se njeriu është i gatshëm për të sakrifikuar për fenë e Allahut dhe për bindjen e tij ndaj Krijuesit. Me një akt të tillë, siç bëhet e ditur, myslimani tregon mirënjohjen e tij ndaj Allahut për mirësitë dhe begatitë e shumta që Zoti ia ka dhuruar njeriut.