A do të shfaqë seriale, kinemaja ABC?

Nëpër kinematë botërore, serialet amerikane por dhe të tjerë, shfaqen në termine të caktuara sikurse filmat artistik të zhanreve tjera.

ShowBiz

10/03/2016 15:22

Njëri nga serialet më të famshme “The Walking Dead”, shfaqet në ‘Hollywood Theater’ në krejt sezonin, shkruan lajmi.net

Por në kinemanë e vetme në kryeqytet, adhuruesit e filmit nuk mund të shohin seriale. Kjo sepse siç thotë drejtoresha Miradije Vllahiu, nuk është politikë e ABC-së që të sjellë seriale.

“Kinemaja ABC shfaq vetëm premiera botërore, apo realizimet e reja kinematografike nga kompani të njohura hollivudiane”, deklaroi Vllahiu. /lajmi.net