A do të rikthehet Ozil te Gjermania? Përgjigjet Low

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low ka zbuluar se nuk ekziston më një çështje që Mesut Ozil të kthehet në Kombëtaren e Gjermanisë.

Sport

05/09/2018 18:41

Lojtari i Arsenalit u vu në qendër të kritikave pas një fotoje që bëri me presidentin Rexhep Taip Erdogan ku dhe e quajti presidentin e tij.

Trajneri ka thënë së fundmi se: “Mesut Ozili nga pikëpamja ime deklaroi dorëheqjen dhe i mbylli vetë dyert”.

“Një rikthim nuk është më një çështje”.

Ozil në letrën e dorëheqjes së tij, ka cekur shumë arsye, njëra prej tyre ishte edhe etiketimi ‘i huaj’ që i bëhej kur humbte Gjermania.