A do të rikthehet Messi te Argjentina? Përgjigjet trajneri Scaloni

Lionel Messi do të rikthehet të luajë sërish në fanellën e Argjentinës në mes të shqetësimeve mbi pensionimin e tij potencial.

Sport

16/11/2018 09:40

Kjo është pikëpamja e trajnerit të përkohshëm kombëtar të Argjentinës, Lionel Scaloni, i cili nuk do të mund të llogarisë në yllin e Barcelonës në ndeshjet ndërkombëtare për të muajit nëntor.

Messi nuk është ribashkuar me kombëtaren që pas botërorit të Rusisë, duke shkaktuar frikë për një pensionim të përhershëm nga Argjentina.

Kombëtarja e Argjentinës në ndeshjet ndërkombëtare të nëntorit do të përballet në një sfidë miqësore kundër Meksikës, ndërsa po bëhet gati për Kupën e Amerikës që luhet verën e ardhshme.

“Unë nuk kam folur me Messin për atë (kthimin për Kupën e Amerikës)”, ka deklaruar Scaloni, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ne diskutuam për futbollin, por nuk prekem çështje që kanë të bëjnë me diçka që nuk do të ndodhë për shumë muaj”.

“Unë vlerësoj, dua dhe besoj se ai do të kthehet në ekipin kombëtar”./Lajmi.net/