A do të qëndrojë Ronaldo në ekipin kombëtar? Përgjigjet Fernando Santos

Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, ka folur për të ardhmen e Cristiano Ronaldos në ekipin kombëtar.

Sport

30/06/2018 23:30

Ronaldo pesë herë fitues i Topit të Artë, ende nuk ka zbuluar nëse do të mbetet pjesë e Portugalisë pas këtij botërori, kur dihet se ka arritur moshën 33 vjeçare.

Dëshira e Santos, është që Ronaldo të mbetet pjesë e ekipit të Portugalisë, për t’i ndihmuar lojtarët e rinj në zhvillimin e tyre.

“Cristiano ende ka shumë për t’i dhënë futbollit dhe shpresoj që të qëndrojë për të ndihmuar lojtarët e rinj në zhvillimin e tyre”, është përgjigjur Santos.

“Ne kemi një skuadër me shumë lojtarë të rinj dhe sigurisht që të gjithë ne duam që ai të jetë me ne”./Lajmi.net/