A do të pësojë Huawei nga sanksionet e SHBA-ve siç ka pësuar ZTE, flet drejtori i kompanisë kineze – Lajmi.net
A do të pësojë Huawei nga sanksionet e SHBA-ve siç ka pësuar ZTE, flet drejtori i kompanisë kineze
Autori: Lajmi.net Auto & TekTeknologji 17:24, 10 July 2018
Huawei ka hedhur poshtë mundësinë për të qenë në shënjestër të sanksioneve të SHBA-ve pas luftërave me të cilat po ballafaqohet ZTE dhe kompani të tjera në Kinë.

ZTE u ngarkua me një ndalim shtatëvjeçar për t’u marrë me furnizuesit amerikanë për shkeljen e një marrëveshje të mëparshme për të transportuar në mënyrë të paligjshme produktet në Korenë e Veriut dhe Iran. ZTE ishte detyruar të disiplinonte drejtuesit e përfshirë në skandal por nuk e bëri këtë, transmeton Lajmi.net

Ndalimi e vuri në rrezik ekzistencen e kompanisë dhe vetëm një ndërhyrje personale nga Presidenti Donald Trump i ka dhënë asaj një shans për të përmbysur pezullimin, duke iu nënshtruar një rishikimi të gjobës dhe të menaxhimit prej 1 miliardë dollarësh.

Huawei nëpërmjet drejtorit Ken Hu tha për gazetën franceze ‘Le Journal du Dimanche’ se kompania e tij do të vazhdojë të blejë teknologjinë mët ë mirë në dispozicion- dhe kjo do të thotë të merresh me kompanitë amerikane.

“Do të ishte e vështirë të imagjinohej dënimi me sanksione,” ka thënë ai. “Dhjetë vjet më parë vendosëm një sistem kontrollues për eksportet tona që është bërë shumë efikase. Politika jonë është të zbatojë nga afër të gjitha ligjet dhe rregulloret e paraqitura nga Evropa, Kombet e Bashkuara dhe SHBA-të”.

Huawei është prodhuesi i tretë më i madh në botë i smartfonëve dhe lojtar i madh në tregun e pajisjeve të telekomunikimit. Megjithëse ajo ka gëzuar sukses në Evropë, ajo në fakt ka qenë e ngrirë nga tregu amerikan.

Kjo është në kontrast me Mbretërinë e Bashkuar ku aparatet e saj janë gjërësisht të disponueshme dhe punon ngushtë me firmat e telekomunikacionit si BT./Lajmi.net/ 

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO