A do të përfundojë Europa në Kroaci?

Lodhja nga zgjerimi ka qenë tipari dominues i marrëdhenieve të BE-së me shtetet e Ballkanit perëndimor. Kështu mbetët edhe pas anëtarësimit të Kroacisë.

Opinion

03/09/2013 20:29

Pavarësisht nga vështirësitë që ka, Bashkimi Europian mbetët yll Polar për shtetet më të varfra jashtë kufijve të saj. Në të vertetë, tërheqja gravitacionale e procesit të zgjerimit të BE-së ka qenë faktori më i rëndësishëm në rikonstituimin e jetës ekonomike, politike dhe qytetare në Ballkanin Perëndimor që nga përfundimi i luftërave post-Jugosllave të viteve të 90-ta.

Anëtarësimi i Kroacisë në BE me 1 korrik ofron një shtytje të mirëpritur për një rajon i cili është injoruar si rezultat i “lodhjes nga zgjerimi” dhe vetë-analizës (së BE-së) nxitur nga krizat. Përkrahësit e zgjerimit gjithashtu përmendin marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në prill si një zhvillim kyç shtesë në zbërthimin e të ardhmes europiane të Ballkanit.

Kthesa vendimtare pas më shumë se një dekade të luftës dhe konfrontimit erdhi në dhjetor të vitit 2012, kur Kosova dhe Serbia filluan të zbatojnë një marrëveshje mbi kontrollin e kufirit. Marrëveshja e prillit shkon përtej duke themeluar një ujdi për ndarjen e pushtetit në veriun e Kosovës i cili ka për qëllim forcimin e vetë-qeverisjes lokale përmes një asociacioni të komunave me shumicë serbe tek ofron edhe masa të reja për policinë dhe gjyqësorin.

Takimi i sapopërfunduar i Këshillit Europian njohu progresin e bërë nga Serbia dhe Kosova, dhe serbët morën një datë (disi të kushtëzuar) për të filluar negociatat për anëtarësim kurse Kosova fillimin e një proces “para-shqyrtues”. Këtu BE-ja vë bast që, në krah të anëtarësimit të Kroacisë, bllokimi i zgjerimit në Balkkanin Perëndimor më në fund do të mund të thyhet.

Por lodhja nga zgjerimi në mesin e shteteve anëtare vazhdon të turbullojë këtë parashikim optimist. Megjithëse më shumë se dy të tretat e shteteve anëtare të BE-së janë ish-shtete të zgjerimit, përhapja e Bashkimit nuk shihet më si një histori e pastër suksesi. Përkundrazi, shpeshherë paraqitet si gjë e tepruar.

Në fakt, lodhja nga zgjerimi ka qenë tipari dominues i marrëdhenieve të BE-së me shtetet e Ballkanit perëndimor dhe shpjegon arsyjen pse procesi i anëtarësimit vetemse po mbijeton gjatë një rruge të negociatave të ngrira dhe të mosbesimit të ndërsjellë, e drejt një destinacioni të paqartë. Kështu mbetët edhe pas anëtarësimit të Kroacisë.

Lodhja nga zgjerimi ka hyrë si shprehje në leksikun politik europian gjatë dështimeve dramatike të referendumeve franceze dhe holandeze për Traktatin Kushtetues të BE-së në 2005. Efekti tronditës i refuzimit të traktatit nga dy anëtarët fillëstar të BE-së kërkonte një fajtor, dhe zgjerimi “i bumit të madh” përdundoi një vit përpara – kur tetë shtete post-komuniste (së bashku me Qipron dhe Maltën) u anëtarësuan bashkërisht – dukej si një vend i përshtatshme për ta venë fajin. Papritmas, “hidraulikët polakë” ishin duke përmbytur shtetet “e vjetra” anëtare.

Kështu, është dashur që të konkurrojnë aplikantët e Ballkanit perëndimor në një proces që tashmë menaxhohet mbi një bazë më ndërqeveritare se sa bumi i madh i vitit 2004, dhe i cili, kohë pas kohe, është mbajtur peng i kërkesave vetjake dypalëshe të shteteve anëtare. Zgjerimi tradicionalisht është parë si një fushë ku interesat kombëtare do të menjanoheshin më lehtësisht se sa në rrethana më konvencionale të BE-së: dimensioni normativ i procesit duket se ka kërkuar një qasje për vendimmarrje të orientuar më shumë në komunitetin. Por kjo ka ndryshuar thelbësisht.

Tani zgjerimi më lehtësisht politizohet në shtetet individuale anëtare, dhe është veçanërisht kështu me ndikimin e një baze të konsiderueshme euro-skepticizmi. Këshilli Europian, më saktë Komisioni Europian, gjithnjë e më shumë po vendos masa për të vlerësuar progesin në bisedimet e anëtarësimit, në këtë mënyrë duke përcaktuar ritmin e vazhdimit të negociatave.

Kjo praktikë ndërqeveritare e vendimmarrjes mbi zgjerimin vërehej kur Sllovenia i bënte Kroacisë kërkesa të mëdha detare territoriale. Mund të shihet gjithashtu në kundërshtimet e vazhdueshme greke ndaj emrit të Maqedonisë dhe në insistimin e Bundestagut për të miratuar progresin e shteteve aplikuese individuale – një kërkesë që ka komplikuar jashtëzakonisht shumë marrëdheniet me Turqinë.

Ka dëshmi të mjaftueshme nga raunde të mëhershme të zgjerimit për fuqinë transformuese të BE-së në demokratizimin dhe “Europeanizimin” e shteteve para së të anëtarësohen. Por BE-ja do të jetë e sukseshme në bartjen e ligjeve, normave dhe vlerave tek kandidatët për anëtarësim vetëm nëse qeveritë aplikante marrin premtimet e saj seriozisht. Ata duhet të jenë të gatshëm të marrin përsipër kostot e zbatimin sepse ata besojnë që përfitimet për shtetet e tyre si anëtarë të BE-së (apo për vetë ata si aktorë politikë) do të realizohen.

Pra premtimi i anëtarësimit në BE thjeshtë duhet të jetë kredibil për të qenë të sukseshme reformat e nxitur nga anëtarësimi dhe për t’u brendësuar normat e BE-së në shtetet aplikante. Problemi i vertetë i BE-së në Ballkanin perëndimor është që premtimi (i anëtarësisë) i bërë në 2003 ndaj shteteve aspiruese nuk është më i mjaftueshëm për t’ju kundërvënë rrymave të lodhjes nga zgjerimi, të cilat kanë shpier lodhje për reformim, duke ngadalësuar progresin e aplikantëve të rajonit në një ngecje virtuale.

Në të vertetë, ndryshe nga raundet e mëparshme të anëtarësimit, BE-ja nuk ka ofruar kohëzgjatje konkrete për arritjen e premtimit për anëtarësim, që ishte bërë në Selanik para 10 viteve. Disi procesi mbetët i hapur dhe i papërcaktuar. Komisioneri i BE-së për Zgjerim dhe Politika të Fqinjësisë Europiane, Štefan Füle, insiston që zgjerimi po bën progres, por që Ballkani perëndimor mbetët një rajon i brishtë, i përkufizuar nga antagonizma të ndërsjella nacionaliste, shtet formimi i papërfunduar, struktura të thella dhe depërtuese korrupsioni, dhe nga keqmenaxhimi endemik i ekonomisë.

Përderisa BE-ja kremton anëtarësimin e Kroacisë – gjë që padyshim do t’i jep procesit të reformës përgjatë Ballkanit perëndimor një shtytje afatshkurtër – ajo është përballë një zgjedhje të madhe në angazhimin e saj me rajonin. Mund të riaktivizojë frymën e raundeve të mëhershme të zgjerimit, apo mund t’ju dorëzohet lodhjes së zgjerimit. E ardhmja e rajonit mbetët e papërcaktuar.

(Përktheu D.G.)

John O’ Brennan është Drejtor i Studimeve Europiane dhe ligjërues i Politikës Europiane në Universitetin Kombëtar të Irëlandës Maynooth (NUIM).

(Të drejtat autoriale: Project Syndicate, 2013, 
www.project-syndicate.org. lajmi.net është anëtare e rrjetit të Project Syndicate.)