A do të paraqitet Neymar kundër Man Utd? Ja çfarë thotë babai i lojtarit

Neymar JR ka pësuar një lëndim në këmbë dhe ky lëndim ia pamundësoi atij paraqitjen në ndeshjen e parë kundër Manchester United.

Sport

17/02/2019 14:59

Paris Saint Germain arriti që të shënonte fitore me rezultatin 2:0 në udhëtim, duke bërë që mungesa e tij mos të vërehet aq shumë.

Pikëpyetja e madhe qëndron nëse braziliani do të jetë i gatshëm për ndeshjen e dytë kundër ‘djajve të kuq’, por për këtë pyetje dilemat i ka shuar babai i lojtarit.

“Për tani, Neymar është i lënduar. Është e komplikuar dhe shqetëson ata që duan futbollin dhe ata që duan ta shohin atë duke luajtur” ka thënë Neymar ‘senior’, transmeton lajmi.net.

“Protokoli thotë se do të ketë së paku 10 javë mungesë. Të kthehet kundër United është e pamundur” ka thënë ndër të tjerash babai i lojtarit.

Neymar kishte kaluar nga Barcelona tek PSG për shumën e 222 milionë eurove. Kjo është hera e dytë që braziliani i mungon skuadrës së tij në këtë fazë të rëndësishme të garave. /Lajmi.net/