A do të mund të shohin dy motrat nënën e tyre për herë të parë? Shikoni përfundimin! (Video)

Sonia dhe Anita, dy motrat në Indi, kanë qenë të verbra që nga lindja, por një operacion i thjeshtë syri iu bën të mundshme atyre që të shohin nënën për herë të parë, transmeton lajmi.net

Lifestyle

14/03/2017 18:10

Organizata joqeveritare 20/20/20 bën të mundur operimin e këtyre motrave, po aq sa mijëra njerëzve të tjerë në mbarë botën.

Është shumë prekëse të mos kesh para që të sigurosh fëmijës tënd një shëndet si çdo njeri tjetër normal, mirëpo këta mjekë gjithçka e bëjnë nga zemra, pa kërkuar asnjë grosh.

Për ta, ajo që vlen është qëllimi për të bërë mirë dhe për 15 minuta një operacion që bëhet nga dora e tyre e gëzon një jetë.

Kjo familje e varfër ka shkuar për të operuar dy vajzat, të cilat kanë qenë të verbra që nga lindja, e që për herë të parë, nëna e tyre shpreson se ato do ta shohin.

Si do të jetë çasti epik kësaj ndodhie? A do të ketë sukses operimi i dy motrave? A do të jenë në gjendje ta shohin nënën dhe babain e tyre për herë të parë? Të shohin ngjyrat e jetës për herë të parë?

Ta shohim së bashku si do të përfundojë ky operacion. /Lajmi.net/

YouTube player