A do të luajnë yjet si Shaqiri, Xhaka, Januzaj për Kosovën pas pranimit në FIFA?

Me këtë rast, Kosova do të bënte një super-përfaqësuese, e cila pritet të garojë në kualifikimet për Botërorin 2018, të cilat fillojnë shtatorin e ardhshëm.

Sport

17/09/2015 14:30

Futbolli kosovar e mori një lajm të jashtëzakonshëm sot, pasi UEFA konfirmoi se në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të saj, të enjten në Maltë, shkruan Zëri,do të diskutohet rreth kërkesës së Kosovës për anëtarësim në shtëpinë e futbollit evropian.

Dhe, me pranimin e vendit tonë në UEFA e FIFA, yjet e futbollit kosovar që luajnë jashtë vendit dhe për përfaqësuese të tjera, mund t’i kthehen vendit të tyre, përcjell Zëri.

Prej tyre, vlen të përmenden lojtarët si Xhaka, Shaqiri, Berisha, Behrami, Januzaj etj.

Me këtë rast, Kosova do të bënte një super-përfaqësuese, e cila pritet të garojë në kualifikimet për Botërorin 2018, të cilat fillojnë shtatorin e ardhshëm.