A do të luajë Shaqiri? Përgjigjet Mancini

Trajneri i Interit, Roberto Mancini ende nuk ka vendosur nëse Xherdan Shaqiri do të jetë titullar ndaj Torinos, por thotë se mesfushori nuk është në gjendje të luajë për 90 minuta.

Sport

24/01/2015 13:22

Trajneri i Interit, Roberto Mancini, ka bërë të ditur se përforcimi i ri, Xherdan Shaqiri, ende nuk është në gjendje të luajë 90 minuta.

Shaqiri shkëlqeu në paraqitjen e tij të parë si titullar për Nerazzurrët duke realizuar gol në fitoren 2:0 ndaj Sampdorias në Kupën e Italisë.

Por, Mancini ende nuk ka vendosur nëse ylli kosovar do të jetë titullar edhe në sfidën me Torinon, të dielën në Serie A.

“Si është Shaqiri? Nuk besoj se mund të luajë 90 minuta. Do të vendosim nesër”, deklaroi shkurt Mancini në konferencë për shtyp.

Shaqiri debutoi në Serie A duke u inkuadruar si rezervist ndaj Empolit, në fundjavën e shkuar.