A do të luajë Ronaldo në finalen e Championsit? Ky është lajmi i fundit

Sipas mediave spanjolle, Ronaldo do të jetë gati.

Sport

07/05/2018 15:30

Lajme të mira në kampin madrilen për sa i përket gjendjes së Cristiano Ronaldos, pas dëmtimit në sfidën e djeshme ndaj Barcelonës.

Mediat spanjolle raportojnë se ylli portugez nuk rrezikon të humbasë finalen ndaj Liverpoolit, teksa pritet të rikthehet në fushë, ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Villarealit.

Në klubin madrilen janë të sigurt, se në datën 26 maj, Ronaldo do të jetë i rikuperuar 100 % dhe do të kërkojë të fitojë Championsin e 4-të me fanellën e Realit.