A do të luajë Januzaj nga minuta e parë sot? Ja formacioni i Belgjikës

Faza e ndeshjeve të para të grupeve do t’i japë mundësinë Belgjikës që të hedhë në fushë talentet e saj në Soçi.

Sport

18/06/2018 09:33

Përballë do të jetë skuadra e një tjetër kontinenti, Panamaja e Amerikës Qendrore, e cila do të shihet si pasqyra e belgëve në “Rusi 2018”.

Një ndeshje ku përballë janë skuadra të dy stileve të ndryshme. Belgët vijnë në startin e kompeticionit pa Januzajn në formacion dhe pa Vinsent Kompani.

Ky i fundit, siç ka deklaruar edhe vetë trajneri Martinez, pritet që të jetë i gatshëm vetëm për ndeshjen e tretë të fazës së grupeve për shkak të dëmtimit.

Kosovari Adnan Januzaj mbetet në bankinë.

Belgjike Angli