A do të luaj Coman kundër Liverpool? Këto janë të rejat nga stafi mjekësor i Bayern

Sot, stafi mjekësor i Bayern Munich ka dhënë përgjigjën përfundimtare për gjendjen e Kingsley Coman.

Sport

16/02/2019 18:15

Anësori francez i Bayern Munich ka shënuar dy gola në ndeshjen e mbrëmshme kundër Augsburg, ku edhe pësoi një dëmtim të lehtë.

Por, siç ka njoftuar faqja zyrtare e Bayern, Kingsley Coman do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së martës, kundër Liverpool, transmeton lajmi.net.

Lojtari doli nga loja duke çaluar pas një ndërhyrjeje të rëndë në minutën e 90’ nga një lojtar i Augsburg.

Por, pas ekzaminimit të stafit mjekësor, ëhstë bërë e ditur se lojtari nuk vuan nga ndonjë dëmtim dhe do të jetë i gatshëm për të luajtur.

Meqë është i gatshëm fizikisht, Coman pritet që të jetë në formacionin startues të Bayern. /Lajmi.net/