A do të ligjëronte në burgje kundër ekstremizmit fetar? Flet Shefqet Krasniqi

Shefqet Krasniqi pas katër viteve e gjysmë përballje me drejtësinë, është rikthyer si ligjërues në Xhaminë e Madhe, aty ku dikur shërbente si imam.

Lajme

22/11/2018 20:50

Në një intervistë për lajmi.net, Krasniqi ka treguar nëse do të ligjëronte nëpër burgjet e Kosovës kundër ekstremizmit fetar.

Madje sipas Krasniqit, ai do ta kryente më së miri këtë punë.

“Kujtoj që këtë punë, më së miri e kisha përfundu unë, sepse e kam kryer edhe më herët.  Dhe e kam për detyrë me e kry prap, edhe pse këta më kanë dërguar në burg mu për atë çështje, prap se prap unë detyrën time do ta kryej”, ka thënë ai.

“Ekstremizmi është virus, është kancer ku të parët që e lufojnë jemi ne hoxhallarët. Mjekët më të mirë që e luftojnë ekstremizmin jemi ne, sepse është fushë e jona. Edhe ekstremizmi si një sëmundje e shfaqur më herët është se ne duhet ta mjekojmë bashkarisht”, ka thënë ai.

Siç thotë Krasniqi, nëse një gjë e tillë do t’i kërkohej, ai do të realizonte pa problem atë detyrë.

“Shembull sa djem i ki ti që i kanë mendimet ekstreme? Nëse 50 ose 100, lidhi dhe pyeti se cilin hoxhë në Kosovë doni me ua thirr që me bisedu se a e keni mirë ju apo ai. Ata kanë me e permend njo, nëse e përmendin Shefqetin,  shkoj unë, nëse e përmendin myftiun ai e ka obligim. Ekstremizimi është virus, e shkatërron shoqërinë. Në fe nuk ka ekstremizëm dhe s’ka pasur kurrë”, ka thënë Krasniqi në këtë intervistë për lajmi.net.

Intervista e Plotë:

YouTube player