A do të largohet Pjaniç nga Juventusi? Ky është lajmi i fundit

6 ditë nga fundi i merkatos, tashmë duket shumë e vështirë që një klub të marrë Miralem Pjaniç nga Juventusi.

Sport

11/08/2018 10:39

“Zonja” do fillojë të vlerësojë ofertat në drejtim të boshnjakut, duke filluar nga 80-85 milionë euro, e asnjë cent më pak.

Por, siç raportojnë mediat italiane, Pjaniç është gati për një rinovim me Juventusin, gjë që do e çojë rrogën e tij mes 6.5 dhe 7 milionë euro, dhe skadimi i kontratës nga viti 2021, do të shtyhet për në 2023.

Juventusi nuk është aspak në nxitim, dhe rinovimi mund të vijë në ditët e para të muajit shtator.