A do të largohet Modric? Flet trajneri i Real Madridit – Lajmi.net
A do të largohet Modric? Flet trajneri i Real Madridit
Autori: Lajmi.net La LigaSport 16:53, 7 August 2018
Pas Florentino Perez, edhe tekniku i “los Blancos” Julen Lopetegui provon të bëjë rolin e zjarrfikësit me qëllim “shuarjen e zjarrit” që është ndezur në “zemër” të skuadrës që drejton, shkaktuar nga transferimi i shumëpërfolur i Luka Modriç.

Në të vërtetë spanjolli 51-vjeçar, në vigjilje të ndeshjes me Romëm për International Champions Cup ka bërë një dalje publike ku ka mohuar në mënyrë kategorike lamtumirën e kroatit që lakmohet kaq shumë nga Interi i Spallettit.

“Mbi çështjen Modriç jam prononcuar edhe më parë, sikundër ka bërë edhe presidenti Perez që e ka shprehur qartë se mesfushori do të vijojë të qëndrojë në këtë organikë duke luajtur në mënyrë të mrekullueshme siç ka bërë gjithnjë”, deklaroi trajneri Lopetegui.

Për të kaluar nga një kroat tek tjetri, ditët e fundit është përfolur shumë edhe emri i Kovaçiç, si një tjetërt futbollist që kërkon largimin nga Reali i Madridit. Kjo pasi sipas shtypit spanjoll, lojtari ka vendosur të mos stërvitet më me ekipin, sepse është në pritje të largimit. Edhe për këtë temë prononcohet Lopetegui, i cili deklaron se nuk i rezulton asnjë rebelim nga ana e lojtarit.

“Kovaçiç është stërvitur normalisht me pjesën tjetër të skuadrës. Mateo është pjesë e organikës tonë dhe unë e vlerësoj shumë atë. Si ai, si Modriç janë të lumtur më këtë fanellë”, theksoi trajneri i Realit.

Sidoqoftë dhe me përpjekjet e trajnerit spanjoll, dyshimi për Modriç mbetet, aq më shumë pas publikimit të një artikulli nga e përditshmja spanjolle “El mundo deportivo”, që shkruan se Reali është gati për të denoncuar Interin tek UEFA për shkelje te Fair Play-t Financiar, lidhur me formulën që parashikon të mbulojë pagesën e kroatit, që do të realizohet nga sponsorizimet e Sunning.

Diçka të ngjashme bëri vjet edhe PSG për kontratat e Mbappe dhe Neymar me sponsorët nga Katari, e pikërisht për këtë arsye është ende nën hetim nga UEFA për shkelje të Fair Playt Financiar.

Heshtja e Modriç dhe agjentëve të tij mbi këtë transferim të shumëpërfolur, ka shkaktuar tension në klubin madrilen dhe denoncimi tek UEFA mund të jetë një strategji e mirë e Realit për parandalimin e finalizimit të këtij operacioni.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO