A do të kthehet te Reali? Befason Kovacic

Kroati po e shijon aventurën te blutë.

Sport

24/09/2018 14:14

Mateo Kovacic nuk ka hapësira te Chelsea.

Megjithatë, kroati dëshiron të qëndrojë te ekipi londinez, përcjellë “Lajmi.net”.

Ai deklaroi për “Football Focus” që është shumë i lumtur në Londër.

“Jam shumë i lumtur te Chelsea. Qyteti është i jashtëzakonshëm dhe tifozët të mrekullueshëm”, deklaroi Kovacic.

“Stadiumi dhe gjithçka tjetër është shumë mirë. E imagjinoj të ardhmen këtu”, shtoi ai. /Lajmi.net/