A do të kthehet Messi tek Argjentina, përgjigjet Xavi

Xavi Hernandez ka dhënë një përgjigje kur është pyetur për një rikthim të mundshëm të Messit tek Argjentina.

Sport

21/10/2018 08:14

Mesfushori spanjoll beson se 10-shi i Barcelonës do të kthehet me skuadrën kombëtare, transmeton lajmi.net.

“Po, besoj se ai do të kthehet, pse jo? Së shpejti apo më vonë, ai do të dëshiron të kthehet sepse ai është një person kompetitiv” ka thënë Xavi.

Më tutje ai ka shtuar: “Ai ka nevojë për pakëz kohë që të reflektojë dhe të pushojë. Në fund, është vendimi i tij”.

“Ai është lojtari më i mirë në botë dhe besoj më i miri në histori. Ai do ta ketë fjalën e fundit dhe do të dojë të provojë dhe të fitojë me Argjentinën” ka përfunduar mesfushori spanjoll.

Xavi dhe Messi kanë kaluar shumë kohë së bashku tek Barcelona dhe njihen mirë me njëri tjetrin. /Lajmi.net/