A do të ketë nesër mësim në shkollat e Kosovës? Ministria jep përgjigjen

Ministria e Administratës Publike përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se të gjitha institucionet publike të Kosovës nesër do ta kenë pushim me rastin e festës së 28 nëntorit.

Lajme

27/11/2018 15:47

“Bazuar në dispozitat e Ligjit nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare të Republikës së Kosovës, ju njoftojmë se për të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, për nderë të festës së 28 Nëntorit do të jetë ditë pushimi”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Rrjedhimisht, në të gjitha shkollat publike të vendit gjatë ditës së nesërme nuk do të mbahet procesi mësimor.

Kujtojmë, se me anë të një vendimi kryeministri Ramush Haradinaj ka vendosur që duke u bazuar në ligjin për festa, 28 nëntori të jetë ditë pushimi për të gjitha institucionet shtetërore, duke përfshirë këtu edhe shkollat./Lajmi.net/