A do të kandidojë Stavileci për kryetar të Prishtinës?

Blerand Stavileci nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se do ta respektojë vendimin e partisë së tij nëse e kandidon apo jo për kryetar të Prishtinës, si dhe e konsideron të mirë një koalicion PAN edhe në nivel lokal.

Lajme

25/07/2017 19:06

Ai tha se është që disa mandate ministër dhe në pozita të tilla duhet pasur edhe një reflektim individual. Ai as nuk e mohoi dhe as nuk e pohoi që do të kandidojë për kryetar të Prishtinës, dhe se do ta respektojë vendimin e partisë në nivel qendror dhe të degës .

“Unë do t’i respektoj këto vendime edhe të nivelit qendror por edhe të degëve”, tha Stavileci për Info Magazine të Klan Kosovës.

Sa i përket mundësisë së një koalicioni PAN edhe në nivel lokal, ai e konsideron si shumë të mirë bashkëpunimin mes këtyre partive.

“Normalisht që ky rezultat dhe ky sukses mund të jetë një shenjë shumë e mirë edhe për zgjedhjet lokale”, tha ai.

“Nëse bëjmë një analizë të zgjedhjeve lokale, sado që specifikat dhe karakteristikat nuk janë të njejta, por nëse marrim një bazë fillestare të një parallogaritje preliminare se çfarë mund të jenë rezultatet”, tha ai duke e konsideruar këtë si një rezultat shumë pozitiv për PAN.

“Ne kemi 15 komuna, ky është një mendim i imi, që do të diskutohet pas 3 gushtit, duke pohuar se është mirë të ketë PAN edhe në zgjedhjet lokale.