A do të kandidojë Memli Krasniqi për kryetar të PDK-së?

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi thotë se në këtë fazë ai nuk është i interesuar për të udhëhequr me partinë e tij.

Lajme

26/01/2016 21:43

“Unë nuk kam ambicie të tilla në këtë fazë. Unë mendoj se ka njerëz brenda PDK-së i respektoj jashtëzakonisht dhe besoj që do të bashkëpunoj me ta”, tha Krasniqi për Zona B, transmeton lajmi.net.

Duke folur se si do të duket PDK-ja pas shkuarjes së Hashim Thaçit në Presidencë, Krasniqi tha se partia do të fuqizohet.

“Unë e shoh si mundësi për fuqizimin më të madh të partisë. Ne jemi e vetmja parti në Kosovë, që reformën e ka parë si proces dhe jo si akt”.

Kjo do të fuqizohet pavarësisht shkuarjes së Thaçit në presidencë. Unë e shoh si kapitull të ri, jo një libër të ri por vazhdimësi e librit të njëjtë”, tha Krasniqi./lajmi.net