A do të jetë ky zëvendësuesi i Griezmann te Atletico Madrid?

Atletico Madrid ekipi më i interesuar për 27-vjeçarin që ka një klauzolë tepër të lartë prej 120 milionë eurosh.

Sport

11/05/2018 13:36

Marcelino ia ka bërë të qartë drejtuesve të Valencias se kërkon përforcime për sezonin e ardhshëm për të përballuar të gjitha kompeticionet po për shkak të fair play financiar klubi mund të shesë një nga lojtarët më të mirë për të vepruar më pas lirisht në merkato.

Sulmuesi Rodrigo ka shumë kërkesa dhe është Atl. Madrid ekipi më i interesuar për 27-vjeçarin që ka një klauzolë tepër të lartë prej 120 milionë eurosh.

Por Valencia është gati të negociojë për shitjen e tij për një ofertë jo më pak se 60 milionë euro, shumë e përballueshme për “Los Colchoneros”.